minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Greqia do të dhurojë nga 20.000 doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë - Struga.info


Greqia do të dhurojë nga 20.000 doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Greqia do të dorëzojë gjithsej 40.000 doza vaksinash Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, tha sot zëdhënësja e qeverisë së Greqisë.

“Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre, do të ofrojë vaksina, pra 20.000 doza për Maqedoninë e Veriut dhe 20.000 doza për Shqipërinë”, tha zëdhënësja Aristotelija Peloni në një konferencë shtypi.

Peloni nuk specifikoi se kur do të ndodhte kjo.

U njoftua sot se Bullgaria gjithashtu planifikon të dhurojë deri në 150.000 vaksina Astra Zeneca për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha Ministri Teknik i Shëndetësisë së Bullgarisë Stojço Kacarov.

Advertisement

“Fatkeqësisht, procedura është shumë e vështirë. Kërkohet pëlqimi me KE dhe prodhuesin, pavarësisht nëse dhuroni apo shisni vaksina dhe zgjat shumë kohë. “Ne këtë e hulumtuam mirë”, tha Kacarov./Telegrafi/

The post Greqia do të dhurojë nga 20.000 doza vaksinash për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy