Greqia i jep donacion Maqedonisë 100.000 vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot arriti një donacion prej 100.000 vaksinash Astra Zeneka nga Republika e Greqisë.

“Dhurimi është me iniciativë personale të Kryeministrit Grek Kyriakos Mitsotakis, të cilën ai i premtoi Kryeministrit Zoran Zaev. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe mbështetja janë riafirmuar, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme në kohë pandemie.

Shumë falënderime për popullin grek, qeverinë e Republikës greke dhe Ambasadorin e Greqisë në vendin tonë, N.E Rusos Rusos Kunduros me të cilin ne mirëpritëm vaksinat këtë mëngjes.

Ato do të shpërndahen menjëherë në pikat e vaksinimit dhe do të destinohen për persona mbi 60 vjeç sipas strategjisë sonë të vaksinimit.

Advertisement

Vaksinimi po përshpejtohet dhe nga e hëna të gjithë qytetarët do të mund të vaksinohen pa termin”, informoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe./Telegrafi/

Greqia i jep donacion Maqedonisë 100.000 vaksina shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy