Sllavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Qeverisë përgjegjëse për Politikat e Qeverisjes së Mirë, ka deklaruar se digjitalizimi i shërbimeve publike është parakusht për të ndërtuar institucione transparente dhe të përgjegjshme. Nuk kemi alternativ përveç transformimit digjital të shoqërisë, theksoi .

Pozita e saj, siç theksoi, është që thellësisht të rritet gama e shërbimeve elektronike me çka do të rritet efikasiteti i institucioneve.

“Me digjitalizimin, institucionet publike bëhen edhe më kualitative edhe më të shpejta, kryesisht zvogëlohet koha e nevojshme për të përfunduar procedurat administrative dhe me këtë administrata publike dhe institucionet bëhen më efektive”, tha Grkovska.

Në aspektin, siç shtoi ajo, në bashkëpunimin me USAID kanë bërë planin e gjendjeve në shumë sektorë – gjyqësi, mbrojtje sociale, shëndetësi, me qëllim të lehtësohen procedurat administrative të qytetarëve dhe mos vendosen në gjendje të kërkojnë dokumente që institucion vetvetiu do të duhet t’i sigurojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas saj, e nevojshme është përfshirje aktive dhe përkushtim i të gjitha institucioneve, si dhe të të gjithë të punësuarve në administratë.

The post Grkovska: Nuk kemi alternativë tjetër përveç transformimit digjital të shoqërisë appeared first on Telegrafi.