Grkovska: Nuk mund të parashikosh gjithçka në ligj, një pjesë mbetet në ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Forumin e Hapur Kundër Korrupsionit, zëvendëskryeministrja Sllavica Grkovska ka bërë një deklaratë rreth sfidave të prokurimeve publike dhe përpjekjeve për luftën kundër korrupsionit. Duke theksuar nevojën për një sistem afatgjatë dhe i qëndrueshëm për parandalim, Grkovska ka vënë në dukje rëndësinë e legjislacionit dhe institucioneve të përgatitura me ekspertë në fushën e prokurimit publik.

“Nuk mund të parashikosh gjithçka në ligj, një pjesë mbetet në ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve se si e respektojnë ligjin dhe si veprojnë” tha Grkovska. Gjithashtu ajo theksoi rolin e Byrosë së Prokurimit Publik në identifikimin e proceseve të dyshimta, por ka insistuar që çdo institucion përfshirë në prokurim duhet të ketë ekspertë për garantimin e respektimit të aktit ligjor dhe nënligjor.

Ajo ka prezantuar nismat e fundit për fuqizimin e sistemit të alarmit në Byro, duke bashkëpunuar me Agjencinë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Italisë. Grkovska thekson përkushtimin e saj për transparencë në prokurim duke përdorur të dhënat nga regjistri i pronarëve real.

“Përkushtimi ynë i fuqishëm për publikimin e të dhënave nga regjistri i pronarëve real ka për qëllim ekskluzivisht parandalimin dhe fuqizimin e mekanizmit të kontrollit për keqpërdorimet e prokurimit publik.”

Advertisement

Aktiviteti gjithashtu përfshiu prezantimin e Raportit Vjetor nga Balkan Tender Watch, ku Grkovska ka theksuar se bashkëpunimi rajonal është kritik për adresimin e sfidave të përbashkëta. Në përfundim, ajo ka theksuar se një sistem gjyqësor i fortë me integritet është i domosdoshëm për hetimin dhe ndjekjen e dyshimeve për keqpërdorim të parave publike, duke theksuar rëndësinë e besimit të qytetarëve në institucionet, veçanërisht në gjyqësor. /Telegrafi/

Grkovska: Nuk mund të parashikosh gjithçka në ligj, një pjesë mbetet në ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy