Gropat “mbulohen” me viza të bardha, rruga në Kërçovë ka 20 vite që vetëm arnohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka 20 vite që nuk asfaltohet tërësisht por vetëm arnohet. Rruga kryesore e lagjes “11 Shtatori” të Kërçovës është bërë me gropa të mëdha, por kjo nuk i ka penguar autoritetet komunale që mbi gropa të vendosin vizat e bardha që ndajnë koristë. Për punët që po kryheshin shkroi edhe vetë kryetari i Komunës Fatmir Dehari në faqen e tij zyrtare.

“E në lagjen “11 shtatori” janë krijuar gropa të mëdha në rrugë. Nuk janë mbushur dhe që nga shtatori janë në gjendjen e njëjtë thonë banorët. Ndërsa rruga për herë të fundit është asfaltuar para 20 viteve, kësaj radhe gropat nuk janë mbushur por vetëm se u është vendosur sinjalistikë rrugore mbi gropë është vendosur ngjyrë e bardhë”, raporton “TV21.

Përveç rrugës me gropa, banorët na thanë se në këtë lagje tashmë gjatë kohë nuk kanë as ndriçim publik dhe se kanë shumë problem me parkimin e veturave vend e pa vend.

Gropat “mbulohen” me viza të bardha, rruga në Kërçovë ka 20 vite që vetëm arnohet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy