Zv. kryeministri Artan Grubi thotë se Arben Taravari nuk mund ta sfidojë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin në zgjedhjet presidenciale.

Lexo po ashtu
Taravari sfidon Ahmetin në garën për president: Le të zgjidhë publiku se cili është kandidati më i përshtatshëm

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është shumë i vogël Arben Taravari për tu krahasuar me Ali Ahmetin. Ahmeti është figurë kombëtare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut është themelues i UÇK-së dhe i LPK-së, i gjithë rezistencës të kombit shqiptarë që të krahasohet me një politikan rastësor, siç është Arben Taravari.

Ahmeti e ka dhënë përgjigjen e vetë, unë jam misionar dhe nuk jam funksionar”, tha Grubi, për televizionin “A2CNN”.

Grubi tha se BDI do të ketë kandidatin e vetë në zgjedhjet presidenciale edhe për kundër vullnetit të vetë që të mos të ketë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se kemi pasur marrëveshje me partitë tjera që të mos kemi kandidat partiak, por do të kishim një kandidat a partiak, nga shoqëria civile, botës akademike e cila do të përfaqësojë shqiptarët.

“Duke marrë parasysh rrethanat, BDI do të ketë kandidatin e saj për president”, tha Grubi./Telegrafi/

Grubi: BDI do të ketë kandidatin e saj për president shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";