Grubi drejtuar opozitës maqedonase: Mos i gënjeni njerëzit, mendoni për Maqedoninë evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shkruar në Facebook në lidhje me akuzat e opozitës maqedonase se me propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Maqedoninë e Veriut asimilohet populli maqedonas.

Grubi thotë se deklaratat e tilla janë spekulime.

“Brenda i zgjidhëm çështjet me Marrëveshjen e Ohrit, me Greqinë përmes Marrëveshjes së Prespës, me Serbinë përmes autoqefalisë, ka mbetur që të rrumbullakësohet vetëm çështja me Bullgarinë dhe të mbyllet kontestimi shekullor që dështoi të asimilonte popujt e këtyre rajoneve. As romakët, as bizantinët, as osmanët, as serbët dhe as bullgarët nuk ia dolën, nuk arriti askush dhe askush nuk do të ketë sukses. Prandaj, mos gënjeni, mos i trembni njerëzit, lexoni dhe tejkaloni veten, mendoni dhe veproni për Maqedoninë e nesërme evropiane!”, ka shkruar mes tjerash Grubi.

Propozimi francez aktualisht po kundërshtohet nga partitë opozitare të bllokut maqedonas, me ç’rast kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski nisi dhe takimet informative rreth propozimit të ri me partitë opozitare në vend.

Advertisement

Grubi drejtuar opozitës maqedonase: Mos i gënjeni njerëzit, mendoni për Maqedoninë evropiane shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy