Grubi: Ka deputetë opozitarë të cilët duan t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas nënkryetarit të parë të Qeverisë dhe ministrit të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare, Artan Grubi, në opozitë ka njerëz që duan të vazhdojnë integrimin evropian të vendit dhe të mbështesin ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Tema e referendumit, tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me njoftimet e opozitës për shpallje referendumi, po shtyhet nga politikanët që po përpiqen të zgjasin mbijetesën e tyre në politikë.

“Qëndrimi im personal dhe qëndrimi i Qeverisë është se nuk ka alternativë për një Maqedoni evropiane. Dhe kjo është arsyeja pse të gjithë duhet të kontribuojnë, sepse absolutisht të gjithë qytetarët, të gjitha komunitetet dëshirojnë ta shohin vendin tonë si anëtar të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën mënyrë, siç ishim bashkë kur u bashkuam me vendin në NATO. Pra, duhet të flasim me deputetët e opozitës që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, dhe të tillë ka. Për këtë duhet diskutuar dhe jo për tema politike ditore siç është referendumi, të cilat u shërbejnë disa aktorëve politikë për të mbajtur gjallë jetëgjatësinë e tyre në politikë”, theksoi Grubi pas përfundimit të Shkollës për Liderë të Rinj në Leunovë të Mavrovës.

Shumë politikanë tashmë janë në pushime dhe të njejtët do të kthehen në vendet e tyre të punës në fund të muajit, me ç’rast do të trajtohen edhe disa nga temat që aktualisht nuk kanë përgjigje konkrete.

Advertisement

 

Grubi: Ka deputetë opozitarë të cilët duan t’i votojnë ndryshimet kushtetuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy