Grubi: Kontestet e sotme nuk mund të zgjidhen me mendime nga shekulli i 18-të ose i 19-të

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në emisionin “24 analiza” shpreson se do të gjendet zgjidhje me ndihmën e partnerëve në Brukselit dhe Uashingtonit në mënyrë që të debllokohet procesi me Bullgarinë.

Grubi theksoi se nuk ka propozime të reja për ndryshime dhe plotësime, por ka zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

“Propozimin e Portugalisë e propozuam, thamë se është bazë e mirë për zgjidhjen e kontestit, ndërsa Bullgaria nuk e priti mirë. Propozimi i sotëm i ynë është që të punohet për një përpjekje për adresim të shqetësimeve të tyre, ndërsa absurde është të thuhet se Maqedonia ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë”, tha Grubi.

Ai tha se po ashtu është absurde të kontestohet identiteti dhe se në mënyrë të plotë solidarizohet me maqedonasit rreth kësaj çështje.

Advertisement

“Kontestet e sotme nuk mund të zgjidhen me mendime nga shekulli i 18-të ose 19-të për shkak se jemi në shekullin e 21-të. Kontesti mund të zgjidhet vetëm nëse shohim tek e ardhmja”, tha Grubi./Telegrafi/

Grubi: Kontestet e sotme nuk mund të zgjidhen me mendime nga shekulli i 18-të ose i 19-të shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy