Grubi: Në ndërtimin e korridoreve do të punësohen mbi 2.000 punëtorë, janë paraparë që të gjithë të jenë vendas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri Artan Grubi sot theksoi se i inkurajojë të gjithë qytetarët që të aplikojnë për punë nga profile të ndryshme në kompaninë “Bechtel dhe Enka” e cila do të bëjë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Grubi tha se për këtë projekt janë paraparë mbi 2.000 vende të punës, në cilën janë paraparë që punëtorët të jenë të gjithë nga Maqedonia e Veriut.

Ai theksoi se i demantojnë të gjithë thashethemet se në projektin e ndërtimit të korridoreve do të sillen punëtorë nga jashtë.

Grubi shtoi se punësimet nuk janë afatshkurtër por do jenë afatgjatë, duke pasur parasysh se projekti do të zgjasë pesë vite./Telegrafi/

Advertisement

Grubi: Në ndërtimin e korridoreve do të punësohen mbi 2.000 punëtorë, janë paraparë që të gjithë të jenë vendas shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy