Zv. kryeministri Artan Grubi sot ka njoftuar se opozita aktuale maqedonase ka kërkuar nga presidenti Pendarovski që ta amnistojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponentë të lartë të udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtojë mundësinë për ta amnistuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski”, deklaroi Grubi në një intervistë për “Zoom”.

Grubi thekson se Pendarovski ua ka bërë të qartë atyre se nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë gjë.

Grubi thekson se kërkesat për amnistim të Gruevskit vijnë nga qarqe brenda OBRM-PDUKM-së, të cilët duan ndryshime në partinë e Mickoskit, apo janë kundër udhëheqësisë aktuale të kësaj partie./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Grubi: Opozita maqedonase ka kërkuar amnisti për Gruevskin appeared first on Telegrafi.