Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Artan Grubi në “Facebook” ka përmendur komunat ku partia e tij ka korrur fitore.

Ndër komunat ku partia e tij ka fituar është Komuna e Zhelinës me kryetarin Fatmir Izairi, Tearca me kryetar Nuhi Neziri, në Bogovinë Besnik Emshiu, në Likovë Erkan Arifi dhe Ridvan Ibrahimi në Komunën e Haraçinës.

Më herët edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se partia e tij ka fituar në Likovë, Saraj, Pllasnicë, ndërsa shtoi se udhëheqin në Komunën e Tetovës, Çairit, Kërçovës, Strugës, Zhelinës, Tearcës, Bogovinës, Haraçinës, Dollnen.

“Do të doja të shpreh kënaqësi për të gjithë procesin zgjedhor, për të gjithë garuesit, gjithashtu dua të përgëzoj anëtarët e BDI-së për fitoret e radhës, pasi është treguar rritje e votave”, tha Ahmeti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Grubi përmend komunat ku ka fituar BDI shkruan Telegrafi.