Osmani: Kemi fituar në gjitha komunat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në konferencë për shtyp ka thënë se partia e tyre ka fituar në të gjithë komunat ku kanë garuar, duke përmendur se e kanë fituar Sarajin, Likovën dhe Pllasnicës si fitues në rrethin e parë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zgjedhjet sot demonstruan demokracinë më të mirë. Pjesmarrja në këto zgjedhje tejkalon 50% dhe kjo ju jep autoritet dhe verifikon vendimet para qytetarëve nga kryetarët e komunave. Pres që rezultatet të jenë në anën e BDI-së. Kemi fituar në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë që në rrethin e parë. Në shumicën e komunave jemi në epërsi të madhe. Dua të përgëzoj gjithë ata që fituan në rrethin e parë dhe qytetarët për tregimin e demokracisë” tha Bujar Osmani.

Ai ka thënë se gjatë orëve në vijim do të dalin me rezultate më të përpikta. /Telegrafi/

Osmani: Kemi fituar në gjitha komunat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy