Selami: Kemi problem me regjistruesit maqedonas në komunat e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Ilmi Selami, për “Alsat” tha se nuk kemi problem me regjistruesit shqiptarë, problem është në komunat e Shkupit me regjistruesit maqedonas.

“Regjistrues shqiptarë aty ku janë paraparë në bazë të regjistrimeve nga viti 2002 janë marrë edhe përqindjet, ne nuk kemi problem me regjistruesit shqiptarë, por ka problem me numrin e regjistruesve zakonisht në rajonet ku jetojnë turq, rom dhe kombësi tjera dhe kryesisht ka problem me regjistrues maqedonasë.

Ka mungesë të madhe në komunat e Shkupit të regjistruesve maqedonas, në komunën e Çairit kemi 30 maqedonas për regjistrim dhe kjo e bënë të ngadalësojë procesi i regjistrimit sidomos në Çair, kemi edhe në Strumicë numër të vogël të regjistruesve. Mirëpo, ato janë gjëra të cilat drejtoria është duke i zgjidhur në ecuri e sipër. Kishim një mungesë të regjistruesve shqiptarë në Kërçovë dhe në Strugë ku e kemi tejkaluar, pasi dje dhe pardje janë mbajtur trajnime të tyre dhe sot janë inkuadruar bashkë me të tjerët në teren”, tha Selmani.

Selami: Kemi problem me regjistruesit maqedonas në komunat e Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy