Ilmi Selami: ESHS duhet të zbatojë ligjin në fuqi, laptoptët mbeten te regjistruesit dhe instruktorët rajonalë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami për TV21 deklaroi se marrja e laptoëve nga qenë pa konsultimin e tij dhe se Enti Shtetëror për Statistika ka bërë një hap të përshpejtuar sa i përket kësaj çështje.

“Ky hap është i gabuar dhe ramë dakord se regjistruesit dhe instruktorët rajonalë t’i mbajnë laptopët për shkak se për ne ende vlen ligji i cili është në fuqi tani”, tha Selami.

Ai shtoi se deri sa Kuvendi nuk miraton ligj tjetër për shtyrje të regjistrimit, ESHS është e obliguar të zbatojë ligjin në fuqi.

“Përderisa Parlamenti nuk sjell ndonjë ligj tjetër, ne do t’i bëjmë hapat dhe do t’i respektojmë afatet që janë në ligj dhe do të zbatojmë ligjin”, tha Selami./Telegrafi/

Advertisement

 

Ilmi Selami: ESHS duhet të zbatojë ligjin në fuqi, laptoptët mbeten te regjistruesit dhe instruktorët rajonalë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy