Dibra ka mungesë të regjistruesve të popullsisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në qytetin e Dibrës ka mungesë të regjistruesve për shkak se në konkursin e Entit Shtetëror për Statistika janë paraqitur pak persona dhe në testim kanë ardhur 30 persona prej të cilëve 16 kanë kaluar testin.

Kryetari i Komisionit të Regjistrimit, Reshat Qormemeti njoftoi se me konkursin e ri ata kërkojnë edhe 15 regjistrues shqiptarë.

“Në Dibër ku përqindja më e madhe e popullatës janë shqiptarë ka mungesë të regjistruesve shqiptarë. Për këtë rajon kërkohen 31 regjistrues shqiptarë, prej të cilëve 30 u paraqitën në testim dhe vetëm 16 kaluan testimin. Për këtë arsye kërkohen edhe 15 të tjerë”, deklaroi Qormemeti.

Ai shton se edhe etnitë e tjera nuk kanë shprehur interesim të madh në regjistrim, ndërsa në këtë rajon regjistrues do të ketë edhe maqedonas, turq dhe romë.

Advertisement

Sipas Qormemetit, për këtë regjistrim do të angazhohen 73 regjistrues prej të cilëve 62 do të jenë në terren deh 11 do të jenë rezervë./Telegrafi/

Dibra ka mungesë të regjistruesve të popullsisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy