Gruevski: Kur Maqedonia ndodhet nën regjim, interesi i Maqedonisë është një OBRM-PDUKM e fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në “Facebook” uroi partinë e tij për 31 vjetorin e formimit.

Ai ti thotë se partia e tij ndër vite, që nga fillimi i themelimit ishte bartëse e ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike dhe dhe ka zbatuar reforma dhe përparime për Maqedoninë.

“181.000 anëtarë që numëronte partia gjatë daljes time nga partia ishin bartësit e atyre ndryshimeve dhe përparimeve. Pa përkrahjen e tyre këto ndryshime nuk do të ndodhnin. Fuqia e OBRM-PDUKM-së në fakt është anëtarësia e saj e cila bashkërisht me përkrahësit të politikave të saja me ndihmën e partnerëve të koalicionit gjatë 31 viteve ishin bartësit e idesë së pavarësisë, bartës të ndryshimeve, reformave, sukseseve dhe përparimit të Maqedonisë”, shkruan Gruevski.

Sipas tij, tani Maqedonia ndodhet nën regjim nga një mafia që ndodhet në pushtet dhe që ka dëmtuar ekonominë dhe shumë sfera të tjera duke përfshirë këtu gjyqësinë, median dhe për këtë shkak duhet një OBRM-PDUKM e fortë.

Advertisement

“Sot Maqedonia është nën regjim nga një pushtet mafioz që ekonomikisht çoi pas Maqedoninë me dekada, pushtet që kontrollon gjyqësinë dhe dikton punën e saj”, shkruan Gruevski.

Gruevski përmend edhe shitjen e interesave nacionale maqedonase dhe zhvatjen,krimin, dhe për këtë shkak duhet një OBRM-PDUKM e fortë.

“Kur interesat nacionale janë në shitje dhe ka zhvatje dhe krim nga pushteti,interesi i Maqedonisë është një OBRM-PDUKM e fuqishme”, shkruan mes tjerash Gruevski./Telegrafi/

Gruevski: Kur Maqedonia ndodhet nën regjim, interesi i Maqedonisë është një OBRM-PDUKM e fortë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy