Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se Grupi punues në seancën e sotme miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ata shtojnë se propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë, e cila do të duhet ta përcjellë iniciativën në Parlament, ku do t’i kalojë të gjitha trupat punuese.

“Seanca përfundoi me suksese dhe unanimisht u miratuan të gjitha vendimet. Kishte prezantime, argumente, por më e rëndësishmja është që u pajtuan rreth Propozim-ndryshimeve të Kushtetutës”, u shpreh zv.ministrja Margarira Caca Nikollovska.

Ajo shtoi se në Preambulë pas popullit boshnjak do të shtohen edhe populli bullgar, kroat, malazez, slloven, çifut dhe egjiptian./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi punues e miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë shkruan Telegrafi.