Grupi punues për ndryshimet kushtetuese miratoi Rregulloren e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi punues për përgatitjen e Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, në seancën e sotme njëzëri e miratoi Rregulloren e punës.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se Grupi punues do të punojë në bazë të Aktvendimit të Ministrit të Drejtësisë në të cilin është cekur se, ky trup është formuar me qëllim të përgatitjes së Propozim-Iniciativës për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me detyrimin që rrjedh nga Konkluzioni i Ekstraktit të Draft-Procesverbalit numër 41 – 4327/1, nga seanca e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e mbajtur më 25.04.2023.

Me Konkluzionin, Qeveria ngarkoi Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup punues, i cili do të përgatisë Propozim-Iniciativë për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutën e RMV-së mbi bazë të konkluzioneve të miratuara nga Kuvendi.

Ministria e Drejtësisë njofton se Grupi i punës do të vazhdojë punën më 26 maj./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Grupi punues për ndryshimet kushtetuese miratoi Rregulloren e punës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy