“Ne nuk do të ndërpresim fluturimet nga Sofja për në Shkup,” tha kreu i linjës ajrore Gulliver, Janko Ivanov për “24 çasa” të Bullgarisë.

“Nuk kemi mosmarrëveshje me shtetin për para. Dikush po bën PR politik”, shtoi ai.

Sipas tij, problemi ishte se në pista t e aeroportit të Shkupit bëheshin riparime.

“Pritet të përfundojë në datat 22-23 maj dhe linja ajrore bullgare të marrë terminet e nevojshme (datat e nisjes dhe uljes). Proces është edhe procesi i ndërrimit të avionëve që fluturojnë për në Shkup. Nuk kemi marrë asnjë informacion se po i ndërpresim fluturimet”, ka shtuar Ivanov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gulliver: Fluturimet Shkup-Sofje do të vazhdojnë shkruan Telegrafi.