Halkbank me kredi të re konsumatore për sigurimin e jetës dhe polisën nga aksidentet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Halkbank me kredi të re konsumatore për sigurimin e jetës dhe polisën nga aksidentet

Halkbank ka krijuar një kredi të re konsumatore për sigurim jetësor dhe polisë nga aksidentet, e cila përfshin një numër përfitimesh të tjera.

Me normë interesi fikse prej 5% për vitin e parë dhe 5.5% normë interesi fikse për vitin e dytë, kjo hua është në dispozicion për të gjithë dhe për çdo qëllim.

Vlera maksimale e kredisë konsumatore është deri në 1,500,000 denarë, me periudhë maksimale të ripagimit deri në 10 vjet. Kreditë konsumatore janë një nga produktet më të kërkuara bankare sepse ato janë ideale për financimin e nevojave të ndryshme të qytetarëve, me kushte të favorshme.

Kostoja e polisës së sigurimit të jetës, e cila është e detyrueshme për këtë lloj kredie varet nga tarifa e kopmanisë së sigurimit dhe parametrat huamarrëse të individit. Polisa e aksidentit ësht me vlerë prej 600 denarë në vit, për një periudhë të barabartë me periudhën e ripagimit të kredisë.

Advertisement

Halkbank AD Shkup aktualisht ka 43 degë në 20 qytete në Maqedoni, ku shërbimet e bankës janë në dispozicion, si dhe informacione shtesë për secilin nga produktet.

Halkbank me kredi të re konsumatore për sigurimin e jetës dhe polisën nga aksidentet shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy