minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Hapen hotelet në Ohër, sezoni verorë ka filluar, turistë nuk ka - Struga.info


Hapen hotelet në Ohër, sezoni verorë ka filluar, turistë nuk ka

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbledhjen e 73-të qeveria solli vendim për hapjen e hotelerive më konkretisht hoteleve. Për të shkuar në një hotel që të kalojmë pushimet konkretisht në qytetin e Ohrit dhe Strugës duhet të ndjekim këto rekomandime. Fillimisht ne pastrojmë këmbët në këtë që e kanë vendosur për të dezinfektuar këmbët, shkojmë më tej dhe mbajmë distancë një metër e gjysmë nëse kemi dikë para nesh. Vazhdojmë më tej dhe këtu do ti pastrojmë edhe duart me dezinfektuesin që e kanë vendosur. Pasi pastrojmë duart ne fillojmë me procedurën e rezervimit.

Por janë të pakt turistët që frekuentojnë hotelet në Ohër në këtë kohë pandemie thotë Marijan Tërpeski menaxher i një goteli. Ai tha se ata pak mysafir që i kanë pasur këta ditë kanë qenë vendas , ndërsa sa u përket shteteve fqinje përmendi se kanë pasur mysafir nga Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria. Tërprski tregon edhe rregullat tjera të cilat duhet të respektohen në hotel.

“Në recepcion u tregohet mysafirëve cilat janë rregullat dhe protokollet e punës, pasi të përfundojnë me protokollet e punës dhe të tjera ne ju japim një listë me rekomandime për mjetet që janë në dhomë përdorimin e mjeteve në dhomë, ndërsa tavolina suedeze është hequr tërësisht e kemi pa tjetër ti shërbejmë mysafirët në tavolina të ndara. Maksimalisht nëse janë nga një familje në dhomë mund të qëndrojnë 4 persona, ndërsa nëse janë nga familje të ndryshme vetëm dy persona”, tha Marijan Trpeski – menaxher i hotelit “CITY PALLAS”.

Numri i vogël i turistëve që frekuentojnë liqenin e Ohrit ka prekur shumë afaristë që presin sezonin verorë për të punuar. Vozitësit e anijeve për shëtitje të turistëve ankohen se nuk ka turistë dhe kanë frikë se i gjithë sezoni veror do të jetë i këtillë.

Advertisement

“Filluam me punë siç e shihni është një ditë e bukur me diell por vizitat janë të dobëta siç mund ta shihni edhe vetë, si nga turitët e vendit edhe nga ata të huaj. Mjete për dezinfektim pas çdo vozitje të mysafirëve, dezinfektohen objektet, masa mbrojtëse , maska dhe dorëza”.

Edhe pse sezoni verorë ka filluar dhe hotelet u hapën për mysafirë, sërish nëpër shëtitoret dhe plazhet e Ohrit vërehej një numër i vogël i njerëzish krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./TV21/

The post Hapen hotelet në Ohër, sezoni verorë ka filluar, turistë nuk ka appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy