Hapja e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë është ndër përparësitë e Presidencës portugeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizimi i konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit është ndër përparësitë e Presidencës portugeze të Bashkimit Evropian.

Pas “dushit të ftohtë” nga Bullgaria, Portugalia doli me pikëpamje optimiste mbi perspektivën evropiane të vendit. Ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva theksoi se hapja e bisedimeve të pranimit me Shkupin dhe Tiranën është midis përparësive të presidencës portugeze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se BE deri më tani i ka dërguar shumë kërkesa Maqedonisë së Veriut. Vendi duhej të kryente një numër reformash shumë të rëndësishme dhe madje të ndryshonte emrin e tij.

“Ata e bënë punën e tyre. Tani është koha që ne të përfundojmë tonën”, tha Santos Silva.

Advertisement

Ai njoftoi se presidenca portugeze përmes bisedimeve me të dyja palët do të kërkojë të kapërcejë keqkuptimet midis Sofjes dhe Shkupit.

“Tani kemi një situatë të re – pyetjet e bëra nga Bullgaria. Qëllimi im është të flas intensivisht me qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sepse është shumë e rëndësishme të dëgjosh me kujdes argumentet e palës tjetër. Sapo të bëhet kjo, mund të kuptohet lehtë se ekziston një bazë e përbashkët për të punuar”, tha ai./Telegrafi/

Hapja e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë është ndër përparësitë e Presidencës portugeze shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy