Hapja e vendkalimit kufitar Rafah, MPJ Maqedoni: Qytetarët tanë që ndodhen në Gaza janë të përfshirë në listat e evakuimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mirëpret vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, i cili mundëson evakuimin e shtetasve të huaj, përfshirë edhe pesë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Siç informuam më herët, qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë të përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që e njëjta së shpejti të realizohet sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza, të cilët janë pjesë e këtij operacioni.

Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe me qytetarët tanë, Ministria e Punëve të Jashtme është e kyçur drejtpërdrejtë dhe në mënyrë aktive, me qëllim që shtetasit tanë të evakuohen të sigurtë dhe në kohë” njoftojnë nga MPJ.

The post Hapja e vendkalimit kufitar Rafah, MPJ Maqedoni: Qytetarët tanë që ndodhen në Gaza janë të përfshirë në listat e evakuimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy