Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani i është përgjigjur kreut të BFI-së, Shaqir Fetahut ku thotë se do të kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të lejohet falja e namazit të teravisë në ditët e fundit të Ramazanit.

Hasani në “ClickPlus” tha se do të lejojnë kryerjen e këtij rituali mysliman, por nëse lejojnë numrat e rasteve pozitive dhe të viktimave nga Covid-19.

“Patjetër se po. Është prioritet i të gjithë aspekti shpirtëror i ynë dhe është imperativ se ne të gjithë duhet të punojmë në plotësimin e kërkesave shpirtërore”.

“Por nëse shohim se numrat nuk na lejojnë, është e palogjikshme t’i japim prioritet shpirtërores para numrave të vdekjeve”, tha Hasani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai foli edhe për respektimin e masave nga qytetarët, ndërsa shtoi se në disa raste i ka hasur lokalet të mbushura me njerëz.

 

The post Hasani i përgjigjet kreut të BFI-së: Do të lejohet falja e teravive, nëse na lejojnë numrat me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";