Hekuran Duka: Për shkak të mosrespektimit të masave sërish kemi të infektuar me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka vlerësoi gjendjen epidemiologjike jo të mirë si në nivel të shteti ashtu edhe në nivel komine, për shkak se numri i të infektuarve vazhdimisht rritet.

“Për shkak të mosrespektimi të masave parandaluese nga qytetarët kemi sërish të infektuar në komunën tonë. Kjo ndodhi pas një periudhë të gjatë ku komuna jonë ishte në zonën e gjelbër. Momentalisht gjendja është nën kontroll, por duke e parë se si po shkon trendi edhe pritjet janë që gjatë ditëve të ardhshme të kemi raste të reja me Covid-19, tha Duka, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se tre rastet pozitive janë nga shtatë strishot e marra të hënën, ndërsa shtatë strishot e ditës së martë ende nuk janë publikuar. Rezultatet presin edhe nga skriningu i djeshëm i punonjësve në çerdhe ku u përfshinë 67 të punësuar në këtë çerdhe.

Duka ju bëri apel qytetarëve t’u përmbahen dhe të respektojnë masat parandaluese.

Advertisement

Me rastet e fundit, numri i të diagnostifikuarve në Dibër që nga fillimi i pandemisë është 56./Telegrafi/

Hekuran Duka: Për shkak të mosrespektimit të masave sërish kemi të infektuar me Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy