Hidhet një shishe qelqi me lëng djegëse në një veturë me targa të Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëzet e nëntë vjeçari A.H. nga Kamnjani i Tetovës, dje në SPB Tetovë ka raportuar se natën e (10/11 korrikut) në oborrin e fabrikës në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, në pronësi të personit S.H.(49) nga Kamnjani, është hedhur një shishe qelqi me lëng djegëse në drejtim të veturës “Mercedes” të parkuar me targa të Tetovës.

Megjithatë, sipas raportit shishja e hedhur nuk ka rënë brenda automjetit dhe nuk ka shkaktuar zjarr apo dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Hidhet një shishe qelqi me lëng djegëse në një veturë me targa të Tetovës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy