Hoekstra: Maqedonia ka pasur momente të vështira, do të ndihmojmë për anëtarësimin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra sot theksoi se vendi i tij do të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane.

“Dy vendet tona kanë marrëdhënie të forta dypalëshe dhe ne presim që vitin e ardhshëm të festojmë 30 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike. Dëshiroj të përgëzoj Maqedoninë e Veriut për qëndrimin së bashku me partnerët e NATO-s në mbështetje të Ukrainës duke treguar dhe forcuar unitetin. Gjithashtu Maqedonia e Veriut ka ndihmuar në dërgimin e armëve”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Wopke Hoekstra, në konferencën e sotme për media në Shkup së bashku me kolegun e tij nga Maqedonia, Bujar Osmani.

Ai shtoi se ka pasur momente të vështira për Maqedoninë e Veriut, por i mbështet të gjitha angazhimet tuaja në rrugën drejt BE-së.

“Besoj në të ardhmen e përbashkët evropiane të vendeve tona. Dëshiroj të theksoj në emër të Holandës se ne do të vazhdojmë të mbështesim dhe inkurajojmë të gjitha përpjekjet e vendit tuaj drejt integrimit në BE. Ne gjithashtu do të jemi të lumtur të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut në grumbullimin e të gjitha përpjekjeve për anëtarësimin përfundimtar në BE”, theksoi Hoekstra./Telegrafi/

Advertisement

Hoekstra: Maqedonia ka pasur momente të vështira, do të ndihmojmë për anëtarësimin në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy