Holstein: Do të kenë sukses përpjekjet e hapjes së bisedimeve në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja gjermane në vend, Anke Holstein, tha sot në Shkup se shpreson se përpjekjet për të hapur negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në do të kenë sukses dhe se kjo është më se e merituar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fillimi i bisedimeve të pranimit midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, në sektorin e zgjerimit, ishte një nga qëllimet më të rëndësishme në presidencën gjermane. Ne mbetemi ende në këtë çështje. Bisedimet e nivelit të lartë midis qeverisë gjermane dhe të gjitha palëve të përfshira mbeten. Sigurisht që po punojmë ngushtë me presidencën portugeze. Inkurajojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të punojnë së bashku në të ardhmen në një axhendë pozitive, e cila do të tregojë se ata po bashkëpunojnë dhe kjo do të jetë mënyra më e mirë për të bërë një hap përpara drejt mbajtjes së konferencës së parë.

Fillimi i negociatave të pranimit midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut ishte në sektorin e zgjerimit si një nga qëllimet tona më të rëndësishme në presidencën gjermane. Ne mund të arrinim një marrëveshje me 26 vende, por 27 vende nuk dhanë pëlqimin e tyre” tha Holstein.

Si diplomate jam natyrë optimiste, por jam gjithashtu e bindur që kjo do të ketë sukses./Telegrafi/

Advertisement

Holstein: Do të kenë sukses përpjekjet e hapjes së bisedimeve në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy