Hotelierët-Maqedoni: Të subvencionohen turistët e huaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pesë muaj para sezonit të ri turistik, sektori i turizmit tashmë po i bën thirrje shtetit për të gjetur një mënyrë të re për të subvencionuar turistët e huaj që vijnë në Maqedoni. Për shkak të pandemisë, është e pasigurt se çfarë sezoni mund të pritet.

“Pres të bëhet rishikim i mënyrës së subvencionimit të turistëve të huaj. Të hartohet strategji e re për zhvillimin e turizmit që do të marrë parasysh të gjitha mangësitë të asaj që kemi pasur më parë dhe të fillojmë me një qasje të re në tërheqjen e turistëve”, deklaroi Cvetko Andreeski – Dekan i Fakultetit të Turizmit në Ohër.

Sipas planeve fillestare, vendi duhet të përqendrohet në fqinjët nga ku kanë ardhur një numër i madh turistëve në të kaluarën, siç janë Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria.

“Subvencionimi vetvetiu është masë afatshkurtër, për shembull deri në pesë vjet. Në momentin kur do ta zhvilloni atë treg, duhet të përqendroheni në tregun tjetër. Kam frikë që subvencionimi i turistëve holandezë që mos shkojë në 20 vitet e ardhshme në dëm të tregjeve serioze …”, tha Zoran Tuntev – punonjës turistik.

Advertisement

Shumica e subvencioneve, pasi që kjo masë u aplikua disa vjet më parë, shkojnë për turistët holandez të cilët përbënin numrin më të madh në rajonin e Ohrit. Që nga viti 2013, shteti u ka dhënë operatorëve turistik 65 euro subvencione për çdo turist holandez që ka qëndruar të paktën tre net. Por, për shkak të situatës me virusin Corona, të gjitha fluturimet çarter me mysafirë të huaj me muaj të tërë janë anuluar./Alsat/

Hotelierët-Maqedoni: Të subvencionohen turistët e huaj shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy