Hoxha: Janë respektuar të gjitha afatet ligjore për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha afatet ligjore për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës janë respektuar. Pas miratimit të vendimit të djeshëm qeveritar për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës, procedura e mëtutjeshme vazhdon në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas çka do të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjedhje të Këshillit të ri, deklaroi në konferencën e sotme për media zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse Qeveria po vonohet një muaj, sipas afateve, me shpërbërjen e këshillit të vetëqeverisjes lokale të Tetovës.

“Sipas dispozitave ligjore, do të organizohen zgjedhje të parakohshme për Këshillin e Komunës së Tetovës”, njoftoi Hoxha.

Qeveria në mbledhjen e djeshme mori vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Nga Qeveria njoftuan se shkaku për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës është përmbushja e një prej kushteve në nenin 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërbëhen, nëse nuk e miratojnë llogarinë përfundimtare të Buxhetit deri më 31 mars, siç është paraparë me dispozita ligjore.

Advertisement

“Për këtë vendim, sipas ligjit, Qeveria do ta njoftojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas çka vijon zbatimi i procedurës për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Këshillin e Komunës së Tetovës sipas dispozitave ligjore”, njoftuan nga Qeveria.

Hoxha: Janë respektuar të gjitha afatet ligjore për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy