Hoxha: Nuk do të lejojmë keqpërdorim të tokës bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha i pyetur se si do të kontrollohet shitja e tokës bujqësore, do të keqpërdoret apo jo ligji nga ana e atyre që do të blejnë tokën, u përgjigj i prerë se nuk do të lejohet kurrfarë keqpërdorimi të tokës bujqësore. Sipas tij Inspektorati i bujqësisë do të jetë në terren për të parë nga afër nëse realizohet apo jo biznes planit.

Hoxha madje porositi të gjithë koncesionerët që të respektojnë dispozitat ligjore në të kundërtën Ministria e Bujqësisë do të jetë e obliguar që pa proces gjyqësor të ndërpres kontratën.

“Inspektorati shtetëror për bujqësi, ashtu siç bën edhe tani me tokat që janë me qira, do ta ketë të njëjtën veprimtari që të përcjell implementimin e biznes planeve. Në momentin që ka një paraqitje dhe ka një ndërhyrje të inspektoratit për ta parë realizimin e biznes planit, dhe nëse ky biznes plan nuk realizohet, me automatizëm në formë të njëanshme pa procedurë gjyqësore ministria e Bujqësisë mund t’ia ndërpres kontratën atij që e ka blerë tokën. Ai që e blenë tokën, ashtu si e merr me koncesion, është i obliguar konformë ligjit që të respektoj dispozitat ligjore”.

“Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk ka inspektor apo komision brenda ministrisë që do ta lejon vetveten që të vendoset mbi ligjin. Në rast se shkon inspektorati dhe konstaton se një subjekt juridik i caktuar është dashur të investon 100 mijë euro objekt dhe është dashur të ketë 5 të punësuar dhe punën e parë që kontrollon inspektorati, nuk e ka këtë, nuk besoj se kjo është tendencioze. Kjo është pikërisht për të mbrojtur atë që të gjithë e kanë si shqetësim, të mbrojnë tokën bujqësore që të shfrytëzohet pikërisht për qëllime bujqësore”, tha Hoxha.

Advertisement

Hoxha: Nuk do të lejojmë keqpërdorim të tokës bujqësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy