Hoxha: Qeveria nuk heq dorë nga krijimi i një ekipi urgjent me helikopter për kërkim dhe shpëtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hoxha: Qeveria nuk heq dorë nga krijimi i një ekipi urgjent me helikopter për kërkim dhe shpëtim

“Pas përfundimit të pandemisë me COVID-19, Qeveria përsëri do të shpallë thirrje publike për krijimin e një sistemi urgjent mjekësor me helikopter, sepse marrëveshja fillestare nuk mund të zbatohej për shkak të kohëzgjatjes së gjatë pandemisë dhe u ndërpre”.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Muamet Hoxha. Ai tha se marrëveshja për krijimin e një partneriteti publik-privat për krijimin e një platforme moderne bashkëkohore organizative si një bartës efikas i sistemit urgjent mjekësor me helikopterë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shërbimeve me helikopter për kërkim dhe shpëtim u ndërpre me vendim të seancës së 26-të të Qeverisë .

Ai gjithashtu tha se zbatimi i marrëveshjes, e cila kërkonte detyrime nga të dy palët – shteti dhe operatori, nuk ishte i mundur për shkak të kohëzgjatjes së gjatë të pandemisë dhe për këtë arsye është ndërprerë.

“Qeveria nuk do të heqë dorë nga projekti dhe pas përfundimit të krizës së shkaktuar nga pandemia me COVID-19, do të shpallet thirrje publike e re, ndërsa opinioni do të informohet sapo të merret vendim për shpallje të thirrjes. Jeta njerëzore nuk ka çmim, ndërsa kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës njerëzore, të gjithë duhet ta japin më të mirën e tyre, ndërsa të mos distancohen nga përgjegjësia”, tha Hoxha.

Advertisement

Ndërroi jetë bariu i cili u gjet pa ndjenja në bjeshkët e Kratovës

Lidhur me bariun nga Kratova i cili ishte transportuar në një barelë për pesë orë për shkak të pamundësisë për të gjetur një automjet për transportin e tij nga terreni i paarritshëm, ai tha se nga kabineti i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski tashmë janë dërguar shkresa dhe janë kërkuar raporte të hollësishme për rastin nga kryetari i Komunës së Kratovës, nga qendra për menaxhim me kriza dhe nga MPB-ja.

Advertisement

Hoxha: Qeveria nuk heq dorë nga krijimi i një ekipi urgjent me helikopter për kërkim dhe shpëtim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy