Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, sot i ndau mandatin për formimin e qeverisë së re, kryetarit të OBRM-PDUKMsë, Hristijan Mickoskit.

Presidentja me këtë rast tha se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë. Mandati i ndahet 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit. Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka mundësi serioze që të formoj qeveri, gjegjësisht të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditëve”, tha Siljanovska-Davkova.

Ndërsa sipas kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, negociatat për qeverinë tashmë kanë përfunduar në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare dhe në pjesën e eshalonit të tretë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pres që ta dorëzoj përbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme e cila do të votohet para afatit të përcaktuar sipas ligjit dhe Kushtetutës”, tha Mickoski në Kuvend pas dorëzimit të amendamenteve të Ligjit për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore.

Theksojmë që Mickoski ka afat 20 ditë në përmbylljen e negociatave me partitë tjera dhe formimin e Qeverisë së re./Telegrafi/

 

The post Hristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";