Humbin jetën 16 pacientë me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.093 testime dhe janë regjistruar 150 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 62 janë në Shkup, Kumanovë 17, Manastir 8, Shtip 6, Strumicë, Resnjë dhe Radovish 5, Tetovë dhe Kërçovë 4, Gostivar, Koçani, Dibër dhe Vinicë 3, Prilep Kavadar, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Dellçevë 2, dhe nga një rast në Negotinë, Sveti Nikole, Berovë, Probishtip, Kraotvë, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 487 pacientë dhe 16 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, gjashtë janë nga Shkupi dhe nga një në Kumanovë, Veles, Gostivar, Shtip, Strumicë, Strugë, Koçani, Gjevgjeli, Radovish dhe Bogdanci.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 154.372 pacientë, ndërsa prej tyre 139.266 janë shëruar dhe 5.151 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 9.955./Telegrafi/

Advertisement

Humbin jetën 16 pacientë me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy