Humbin jetën dy pacientë me COVID-19 në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin e Tetovës dy persona të moshës 56 dhe 86 vejçare kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit.

Të gjithë të hospitalizuarit në spitalin e Tetovës janë me mbështetje me oksigjen.

“Kemi 116 të hospitalizuar dhe të gjithë janë me mbështetje me oksigjen. Gati të gjithë janë të pavaksinuar, përkatësisht vetëm gjashtë kanë pranuar një dozë të vaksinës. Unë do t’i lutja të gjithë të vaksinohen për shkak se kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga kjo pandemi. Këto ditë kemi pasur shumë raste vdekje”, tha Miranda Pajaziti nga Kovid Qendra e Tetovës.

Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 99 kontrolle me ambulancën e Kovid Qendrës Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

Humbin jetën dy pacientë me COVID-19 në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy