Inspektorati Shtetëror i Transportit (ISHT) ka tentuar dje, por nuk ka arritur të kryej kontroll të jashtëzakonshëm në kompaninë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u dogj në Bullgari, pasi siç deklaroi për AIM drejtori Rufat Huseini, zyrat e kompanisë ishin të mbyllura dhe askush nuk u përgjigj në telefon.

“Dje shkuam në zyrat e “Besa Trans”, por ato ishin të mbyllura, askush nuk u përgjigj në telefonat zyrtarë. Prej aty u drejtuam në selinë e dy agjencive që kanë në Shkup, të cilat po ashtu ishin të mbyllura dhe nuk kishte njeri.

Ne e dimë se ka një agjenci në Tetovë, por inspektori ynë nga atje na njoftoi se edhe ajo është e mbyllur. Kështu që nuk mund të kryenim një inspektim të jashtëzakonshëm,” tha Huseini.

Huseini: Dështoi tentativa e Inspektoratit për inspektim të jashtëzakonshëm në “Besa Trans” shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";