I dërguari i posaçëm i Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin sot qëndron në Shkup.

Nga Ambasada gjermane në vend thonë se Sarrazin vjen në ven për bisedime për të ndihmuar në rigjallërimin e procesit të zgjerimit dhe për të shoqëruar Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të rëndësishëm në këtë drejtim.

Sarrazin do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

I dërguari i posaçëm i Qeverisë gjermane për rajonin, Sarrazin sot qëndron në Shkup shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";