I moshuari gjendet i vdekur në vendin e tij të punës në Negotinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Pepelishtë të Negotinës një 69-vjeçar është gjetur i vdekur në vendin e punës.

Autoritetet shëndetësore tek i moshuari kanë konstatuar vdekje pa gjurmë dhune.

“Në ora 19.24 në Stacionin Policor të Negotinës është raportuar se i M.Ç. (69) nga Negotina është gjetur i vdekur në vendin e punës në një kompani në fshatin Pepelishtë të Negotinës. Mjeku i Emergjencës në Negotinë ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë dhune”, thonë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Advertisement

 

I moshuari gjendet i vdekur në vendin e tij të punës në Negotinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy