Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një i moshuar është mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit. Viktima është identifikuar si 77-vjeçari R.M. nga Pllasnica e Makedonski Brodit.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga plazhi pranë një hoteli në Ohër, ndërkaq ndaj trupit është kryer reanimacion nga ana e Ndihmës së Shpejtë, por që ka rezultuar pa sukese.

“Pas reanimacionit, personi është konstatuar i vdekur nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore, pa shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes”, thonë nga MPB.

I moshuari mbytet në ujërat e Liqenit të Ohrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";