I vazhdohet arresti shtëpia 16-vjeçarit që shkeli mjekun Jota në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike Shkup, deri te Këshilli për fëmijë në kuadër të Gjykatës Penale Shkup ka dorëzuar propozim për zbatim të sanksionit ndaj fëmijës në rrezik më të moshuar se 14 vjeç, i cili ka kryer veprën të cilët me Ligj janë kategorizuar si vepra penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

“Më 25 shkurt, fëmija në rrezik, si pjesëmarrës në komunikacion të rrugëve publike, nuk u është përmbajtur rregullave të komunikacionit dhe me atë e ka rrezikuar komunikacionin publik dhe e ka rrezikuar jetën e njerëzve. Edhe pse nuk ka pasur patentë të shoferit, ai me shpejtë mbi të lejuarën në vendbanim ka vozitur automobi “BMW X6” në bulevardin “Nënë Tereza” në Shkup. Kur ka arritur te udhëkryqi me rrugën “Elisie Popovski Marko”, duke u afruar në vizëbardhat, shpejtësia e tillë nuk i ka mundësuar që të lëshojë këmbësorët. Kështu që, ai me veturë ka goditur një këmbësir u cili ka qenë duke kaluar vizëbardhat. Nga sulmi, i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda trupore, për çfarë është gjendur në gjendje të vështirë shëndetësore, kurse fëmija me rrezik, menjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjes, pa i dhënë ndihmë”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar edhe vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, nën dyshimin se mund të arratiset dhe të përsëris veprën.

Përndryshe, personi që e kishte shkelur me veturë 16-vjeçari ka qenë doktori Gjorgji Jota.

Advertisement

I vazhdohet arresti shtëpia 16-vjeçarit që shkeli mjekun Jota në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy