minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Ia mbylli gojën dhe hundën me duar”, 43-vjeçari nga Kavadari dyshohet për vrasjen e partneres së tij - Struga.info


“Ia mbylli gojën dhe hundën me duar”, 43-vjeçari nga Kavadari dyshohet për vrasjen e partneres së tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit pas zhvillimit të procedurës hetimore ka ngritur aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Vrasje, sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 nga Kodi Penal.

“I akuzuari, 43-vjeçar, në një kohë të pacaktuar nga data 20.05.2025 deri më 22.05.2025, duke ushtruar dhunë në familje, ka privuar nga jeta partneren e tij jashtëmartesore. Veprën e ka kryer në banesën ku po qëndronte viktima, në rrugën “Gjuro Salaj” në Kavadar”.

“Nga autopsia rezultoi se ai, i vetëdijshëm për veprën, ia ka mbyllur me forcë hundën dhe gojën, duke i shkaktuar mbytje”, thonë nga Prokuroria, duke shtuar se kërkojnë që ndaj të njëjtit të vazhdohet masa e paraburgimit.

The post “Ia mbylli gojën dhe hundën me duar”, 43-vjeçari nga Kavadari dyshohet për vrasjen e partneres së tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy