Identifikohen edhe 5 raste me llojin “Delta” në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për për shtyp tha se se në javën e fundit janë identifikuar edhe 5 raste të reja me llojin Delta.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe gjithashtu njoftoi se deri më tani janë vaksinuar 500 fëmijë kundër coronavirusit. Ministri theksoi se për t’u vaksinuar kundër coronavirusit janë regjistruar 1.800 fëmijë.

 

Advertisement

 

Identifikohen edhe 5 raste me llojin “Delta” në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy