Ilhan Kyuchyuk: Kontestet historike nuk duhet t’i ndalojnë reformat në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Muret ekzistojnë në aspektin ideologjik, historik dhe politik. Mund të bëhen përparime në mure dhe të kalohen pengesat dhe për këtë duhet të punojnë të dy palët”.

Kështu thotë eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk. Ai shpreson që marrëveshja të ndodh së shpejti.

“Negociatat pa histori nuk janë të mundura. Në të njëjtën kohë, rruga e reformave në Maqedoni duhet të vazhdojë, por nuk duhet të pengojnë kontestet e rënda historike. Komisioni i përbashkët historik, qëllimi i të cilit është të zgjidh shumë çështje relevante, duhet ta vazhdojë punën. Por, politikanët nuk duhet ta shmangin këtë çështje, duke e lënë në duar të historianëve, pa marrë parasysh sa kompetent janë”, tha Ilhan Kyuchyuk.

Sipas tij, pala bullgare bën gabim të madh duke i përzier të dy marrëveshjet – atë me Greqinë dhe me Bullgarinë./Telegrafi/

Advertisement

Ilhan Kyuchyuk: Kontestet historike nuk duhet t’i ndalojnë reformat në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy