Ilievska, Mickoskit: Shpërbërja e institucioneve gjyqësore, përzierje direkte në gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski për shpërbërjen e plotë të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në gjyqësor. Kështu deklaroi anëtarja e sapoemëruar e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Marjana Ilieska, e cila sot dha deklaratë solemne në Kuvend. Ajo shton se ende nevojiten reforma rrënjësore në gjyqësor.

“Besoj se vetëm me reforma të thella në këto dy institucione mund të tejkalohen këto situata, sepse vetë paralajmërimi për shpërbërje nënkupton ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë publike. Vetëm me ndryshime më të thella në këtë institucion mund të arrihen synimet dhe të ngrihet besimi i qytetarëve”, tha Marjana Ilieska, anëtare e këshillit të PP.

Në deklaratën e sotme solemne dhënë para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, Ilieska tha se detyrën e anëtarit të Këshillit do ta kryejë me ndershmëri dhe përgjegjësi. Ajo gjithashtu u zotua se do të punojë me përkushtim për të rikthyer besimin e qytetarëve.

“Si anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publikë do të mundohem ta përmirësoj këtë perceptim te qytetarët dhe opinioni dhe mendoj se me përkushtimin e përgjithshëm të të gjithë anëtarëve do të kontribuojmë për zvogëlimin e një perceptimi të tillë te qytetarët, me qëllim për të kontribuar për uljen e korrupsionit”, shtoi Marjana Ilieska, anëtare e këshillit të Prokurorisë Publike.

Advertisement

Përndryshe, Këshilli i Prokurorëve Publikë mbetet pa një anëtar, Ixhet Memeti, i cili pas skandalit për përfshirje në korrupsion arriti marrëveshje me Prokurorinë dhe mori dënim me kusht, pas çka dha dorëheqje. Me shumë gjasa, dorëheqja e tij do të konfirmohet gjatë javës së ardhshme në një nga seancat parlamentare, por për momentin nuk ka njoftim se kur do të propozohet një kandidat i ri për vendin e tij.

The post Ilievska, Mickoskit: Shpërbërja e institucioneve gjyqësore, përzierje direkte në gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy