Ilir Hasani largohet nga Ministria e Shëndetësisë, në vend të tij do të jetë Vlladimir Rendevski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

BDI nuk do të përfaqësohet më në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me largimin e Ilir Hasanit, i cili paraprakisht kishte dhënë dorëheqje si akt përgjegjësie morale për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë, BDI largohet tërësisht nga dikasteri i Shëndetësisë.

Në vend të Hasanit, për zëvendësministër të Shëndetësisë është propozuar të jetë Vlladimir Rendevski, kuadër i LSDM-së.

“Ai është docent i kirurgjisë dhe neurokirurgjisë në katedrën e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. Kirurg i dëshmuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji, i cili ka publikuar mbi 70 punime shkencore”, qëndron në njoftimin e LSDM-së.

Advertisement

Ky propozim doli nga Kryesia qendrore e LSDM-së, parti e cila para formimit të Qeverisë së re, udhëhiqte postin e ministrit të Shëndetësisë me Venko Filipçe, por lëshoi këtë post për t’ia lënë vendin Bekim Salit, kuadër i Alternativës, e cila nga opozita kaloi në qeveri./TV21

Ilir Hasani largohet nga Ministria e Shëndetësisë, në vend të tij do të jetë Vlladimir Rendevski shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy