Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të deputetëve të ASH-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, sot në konferencë për shtyp njoftoi se deputetja Ilire Dauti, do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët.

Zgjedhja e Ilire Dautit si koordinatore e grupit parlamentar, vjen pasi deputetët e Alternativës, të cilët ishin në koalicion me ASH-në, të bëhen pjesë e shumicës parlamentare.

“Grupi parlamentar i yni ka vendosur që koordinatore e ardhshme e grupit tonë parlamentar të jetë zonja Ilire Dauti. Tani për tani funksionojmë si grup i veçantë politik në kuadër të parlamentit”, tha Aziri.

Ndryshe, koordinator i grupit parlamentar të deputetëve të ASH-së dhe AAA-së ka qenë Skender Rexhepi./Telegrafi/

Advertisement

Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të deputetëve të ASH-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy