Incident në konferencën e kryetarit të Shtipit, një qytetar ndërpret fjalimin e Sashko Nikollovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një incident ka ndodhur sot në konferencën për shtyp të kryetarit të Komunës së Shtipit Sashko Nikollov, i cili ishte duke dhënë deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve.

Gjatë kohës që po jepte deklaratë, një qytetar ish-zjarrfikës ka tentuar t’i afrohet kryetarit të komunës dhe të vendoset pas tij, por u ndalua nga bashkëpunëtorët e Nikollovit.

Pas një diskutimi të shkurt verbal, ish-zjarrfikësi Aleksandar Gjorgjievski tha se dëshiron t’i parashtrojë disa pyetje kryetarit të Shtipit.

Ndryshe, para disa ditësh kryetari i Shtipit Sashko Nikollov, bëri të njëjtin veprim në konferencën për shtyp të OBRM-PDUKM-së, kur u vendos pas personit që po jepte deklaratë./Telegrafi/

Advertisement

 

 

Incident në konferencën e kryetarit të Shtipit, një qytetar ndërpret fjalimin e Sashko Nikollovit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy