Bashkimi Demokratik për Integrim është deklaruar pas incidentit në Kuvendin e Maqedonisë, respektivisht në Komisionin për Çështje Evropiane, duke thënë se OBRM-PDUKM dhe ASH mbrojnë krimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër dhunën e ushtruar sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane në Kuvend nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së bashku me deputetët e Aleancës për Shqiptarët.

Gjithmonë kur temë e diskutimit dhe në rend dite në Kuvend është vendosja e drejtësisë në vend, OBRM-PDUKM dhe Aleanca për Shqiptarët provokojnë dhunë verbale dhe fizike me qëllim që të mbrojnë krimin dhe gjithnjë shfaqen kundër funksionimit të mirëfilltë të sistemit gjyqësor.

Sot në seancën e Komisionit për Çështje Europiane edhe njëherë u dëshmua se OBRM-PDUKM dhe partitë tjera opozitare ushtruan dhunë për të bllokuar punimet e Komisionit dhe pikërisht deputetët të cilët janë nën hetime, nxitën incident dhe ndaluan seancën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkimi Demokratik për Integrim informon qytetarët dhe mbarë opinionin se Kuvendi do të vazhdojë të funksionojë në frymën pro perendimore-euroamerikane dhe do ta mbështesë agjendën reformuese në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian” thonë nga BDI. /Telegrafi/


Incident në Kuvendin e Maqedonisë në mes Arbër Ademit dhe Milloshoskit
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Incidenti në Kuvend, reagon BDI: OBRM-PDUKM dhe ASH mbrojnë krimin shkruan Telegrafi.