Incidenti në Kuvend, reagon LSDM

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Incidenti në Kuvend, reagon LSDM

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me incidentin në Komisionin për Çështje Evropiane (KÇE) duke thënë se OBRM-PDUKM është nxitës i incidentit dhe për këtë do të përgjigjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sa herë që tema e drejtësisë është në rend dite në Kuvend, VMRO-DPMNE është nervoze, destruktive, krijon tensione dhe sot ka tentuar të provokojë edhe konfrontim fizik.

Kjo sepse OBRM-PDUKM mbron ashpër kriminelët e regjimit dhe është gjithmonë kundër funksionimit të sistemit gjyqësor.

Problemin me mungesën e gjyqtarëve OBRM-PDUKM nuk dëshiron ta zgjidhë vetëm për të ulur efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe me shpresën se do të thotë ngadalësimi i rasteve që çojnë direkt në Shtëpinë e Bardh” thonë nga LSDM.

Advertisement

Përndryshe, sot në Komisionin për Çështje Evropiane (KÇE) Arbër Ademi si kryesues i komisionit ka reaguar me dhunë ndaj Antoni Milloshovskit, i cili së bashku me deputetët tjerë të opozitës kanë dëmtuar paisjet për fjalë në këtë komision, duke prishur mikrofonin dhe paisjet tjera elektronike të foltores së sallës për komisione. /Telegrafi/


Incident në Kuvendin e Maqedonisë në mes Arbër Ademit dhe Milloshoskit

Advertisement

Incidenti në Kuvend, reagon LSDM shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy